Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi/ Trafikonin drogë nga Turqia, në pranga 2 shqiptarë

Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi/ Trafikonin drogë nga Turqia, në pranga 2 shqiptarë

19:37, 15/07/2020
A+ Aa A-

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro- grek në vendin fqinj, të cilët trafikonin heroinë nga Turqia deri në Pire.

Gjatë operacionit policor grek të zhvilluar në Keratsini, zonë shumë afër Pireut, u arrestuan 3 grekë, përfshirë një grua dhe dy shqiptarë të moshës 35 dhe 26 vjeçare.

Policia ka kontrolluar edhe në banesat ku këta shtetas grekë dhe shqiptarë jetonin ku u është gjetur 27 gramë kokainë, 6 mijë e 800 euro, 8 peshore për drogë, 14 celularë.

Këta persona ishin nën hetim prej kohësh dhe deri tani sipas mediave greke Prokuroria ka vërtetuar 550 akte të trafikut të drogës nga ky grup kriminal.

Gjithashtu një tjetër shtetas i huaj është arrestuar, kurse një tjetër është ende në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco