Sherr me fqinjin, plagoset një polic në Tropojë

Sherr me fqinjin, plagoset një polic në Tropojë

15:20, 15/07/2020
A+ Aa A-

Një sherr pronash ka sjellë plagosjen e një polici në Tropojë.

Policia bën të ditur se i plagosuri është më inicialet A. H. Sipas policisë, punonjësi i policisë gjatë kohës së sherrit nuk ka qenë në detyrë.

Njoftimi i Policise se Tropojes:

Më datë 15.07.2020, rreth orës 14:30, në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco