Viktima e 6 brenda ditës nga Covid/ Vdes dhe një grua në Vlorë

Viktima e 6 brenda ditës nga Covid/ Vdes dhe një grua në Vlorë

15:00, 15/07/2020
A+ Aa A-

Një grua e cila dyshohet se është e infektuar me koronavirus ka humbur jetën mesditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se gruaja e moshës 40 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo është nisur nga Selenica dhe sapo është intubuar në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën.

Asaj i është bërë tamponi dhe nesër pritet të dalë  përgjigja.

Gjatë paradites një 42-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

Zyrtarisht ministria e Shëndetësisë sot raporti 4 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco