Tjetër viktimë tek infektivi, një 42-vjeçar vdiq në mëngjes

Tjetër viktimë tek infektivi, një 42-vjeçar vdiq në mëngjes

14:54, 15/07/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë një 42 vjeçar në spitalin Infektiv.

Lajmin e bën publik “Balkanweb” ku thuhet se trupi i të ndjerit është transportuar pak minuta më parë drejt morgut të QSUT.

Sipas burimeve spitalore, 42-vjecari ka ndërruar jetë që në orët e mëngjesit.

42 vjeçari ishte tranferuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” për shkak të komplikacioneve të rënda në frymëmarrje. Burime për median nga Infektivi thanë se tamponi ka rezultuar negativ por simptomat tek i sëmuri ishin shumë dyshuese për covid 19. I sëmuri sipas burimeve vuante nga sëmundje të mëhershme të pulmonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco