Arrestohen 33-persona si pjesë e Ndranghetas, shqiptarët ishin të besuarit, bënin…

Arrestohen 33-persona si pjesë e Ndranghetas, shqiptarët ishin të besuarit, bënin…

14:14, 15/07/2020
A+ Aa A-

Aksion i madh Blitz në Veneto të Italisë ka goditur grupin e strukturuar kriminal të Ndrangheta, janë lëshuar dhe ekzekutuar 33 urdhra arresti dhe mbi 100 persona të hetuar në gjendje të lire.

Grupi ishte fokusuar në trafikimin e lëndëve narkotike të drograve të forta si kokainë, marijuanë,zhvatje, kërcënime, pastrim parash.

Grupi e kishte shtrirë aktivitetin në dy drejtime kryesore atë në Kalabri dhe furnizimin me lëndë narkotike nga grupet e tjera, që i siguronin të ardhura miliona euro.

Furnizimin me drogë për Ndrangheta e kryenin grupit shqiptare dhe sllave.

Në deklaratën e bërë nga karabinierët Italianë thuhet që pas përgjimit dhe vrojtimit në distancë  ndaj personave të arrestuar është verifikuar që grupet shqiptare ishin të besuarit e tyre dhe furnizimi me drogë kryhej gjithmonë nga ata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco