Ende mister vdekja e shqiptarit, plas revolta në kampin e riatdhesimeve

Ende mister vdekja e shqiptarit, plas revolta në kampin e riatdhesimeve

14:15, 15/07/2020
A+ Aa A-

Nuk ka ende një përgjigje për shkakun e vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar dje në një qendër riatdhesimesh dhe azilkërkuesish në Gradisca, Gorizia.

Shqiptari u gjet i vdekur dje në mëngjes, ndërsa njëri nga pesë shokët e dhomës, maroken, lindur më 1984, u në gjendje shumë të rëndë dhe u shtrua me urgjencë në reanimacion, por tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Zyra e prokurorit ka marrë dëshmitë e shokëve të dhomës së shqiptarit, i cili ishte në zonën e karantinës, si të gjithë ata që kishin ardhur në qendër prej pak ditësh. I ndjeri ka pasur disa precedentë të vegjël.  

Kryeprokurori i Gorizias ka përjashtuar vdekjen si pasojë e dhunës fizike, duke shtuar se vetëm autopsia mund të japë një përgjigje përfundimtare.

Ndërkohë, kur trupi i të riut shqiptar u nxor nga qendra, aty shpërtheu një revoltë e vogël me djegie dyshekësh.

Një video e filmuar nga brenda tregon një detaj interesant: mbi një plexiglass shkruhet ‘dua rivotril’.

Rivotrili është një ilaç qetësues kundër ankthit. Pikërisht abuzimi me ilaçet apo drogën është një nga hipotezat në kamp për vdekjen e shqiptarit. Prokurori konfirmon se ka fakte për një xhiro substancash brenda dhe jashtë kampit me 80 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco