Rekord i zi me 101 viktima/ Situatë shumë serioze te Spitali Infektiv

Rekord i zi me 101 viktima/ Situatë shumë serioze te Spitali Infektiv

11:22, 15/07/2020
A+ Aa A-

Vijon numri i lartë i të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi në vend, ndërsa situata paraqitet tepër serioze tek Infektivi sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

ISHP njofton për 85 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa raportohet për 4 të vdekur.

Numri i viktimave shkon në 101: Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1.

Raportohet se tek Infektivi janë shtruar 88  pacientë, nga të cilët 12 janë në terapi intensive dhe 4 pacientë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2 091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1 560 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë- 699

Durrës- 217

Shkodër- 198

Vlorë- 100

Lezhë- 80

Kukës- 58

Korçë- 49

Elbasan- 42

Berat- 40

Fier- 36

Gjirokastër- 22

Dibër- 19

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco