Vazhdon bilanci tronditës: Vdesin 4 pacientë nga koronavirusi

Vazhdon bilanci tronditës: Vdesin 4 pacientë nga koronavirusi

11:09, 15/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë të prekur me koronavirus, mes të cilëve edhe një 21-vjeçare, e cila bëhet personi më i ri që ka ndërruar jetë në Shqipëri nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 85 raste të reja.

Situata paraqitet e rënduar në spitalin infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21-vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19. Gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë. 

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49-vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekëso," deklaroi MSH. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco