E mitura shqiptare gjendet e vdekur në derë të kishës, me mavijosje në trup dhe fytyrë

E mitura shqiptare gjendet e vdekur në derë të kishës, me mavijosje në trup dhe fytyrë

10:56, 15/07/2020
A+ Aa A-

Greqi - Një e mitur 16-vjeçare, me dyshime të forta se është shqiptare, u gjet këtë mëngjes jashtë një kishe në kodrën e Profetit Elias në Trikalla.

Edhe pse raportet fillestare thanë që vajza e re e gjetur e vdekur ishte rreth 30 vjeç, media lokale pretendon se trupi i përket një vajze të mitur. Në fakt, faqja e internetit lokale trikalavoice.gr pretendon se ajo është një 16-vjeçare, me origjinë shqiptare, e cila jetonte në qendër të qytetit të Trikallas me familjen e saj. Ajo raportohet se ka një motër binjake dhe dy vëllezër më të mëdhenj të moshës 27 dhe 30 vjeç. Babai i saj ishte në Shqipëri këto ditë për punë.

Prindërit dhe njerëzit e afërt janë thirrur në vendin e ngjarjes nga policia greke, që të japin dëshmi.

Mjeku ligjor nga Larisa ka nxituar në vendin ku ndodhej vajza, ndërsa trupi pritet të transportohet për ekspertizë në Selanik.

Sipas burimeve të cituara nga TV10.gr, e mitura kishte denoncuar para disa ditësh në polici dhunën nga një shok i saj.

Vajza u gjet e vdekur nga punëtorët e komunës

Trupi i saj u gjet jashtë kishës nga punëtorët e komunës së Trikalës, të cilët po pastronin zonën. Vajza kishte mavijosje në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit. 

Autoritetet tani po mbledhin informacione dhe po hetojnë rastin, për të cilin asnjë mundësi nuk është përjashtuar deri më tani dhe sidomos ajo e kryerjes së një krimi. Një ekip nga Drejtoria e Krimit kundër Jetës ka shkuar në zonë në mënyrë që të hedhë dritë për rastin. Policia ka rrethuar zonën për mbledhjen e të dhënave, duke kërkuar prova të mundshme, shenja të gishtërinjve dhe material gjenetik.

Vihet re se vajza e re ishte duke u kërkuar nga familja e saj që prej ditës së djeshme, pasi motra e saj i kishte njoftuar autoritetet gjatë natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco