Shkatërrohet banda Italo-Shqiptare, njëri nga të arrestuarit po largohej me avion

Shkatërrohet banda Italo-Shqiptare, njëri nga të arrestuarit po largohej me avion

10:33, 15/07/2020
A+ Aa A-

Shkatërrohet një grup i strukturuar kriminal Itali Shqiptarë në Itali , sekuestrohen rreth 13.5 kg drogë në një shtëpi.

Grupi kriminal është arrestuar nga prokuroria e Emilias pas një hetimi disa mujor të kryer, nga data 3-7 korrik janë transportuar dhe shpërndarë në treg mbi 20 kg marijuanë në qytetet e Modena dhe Torino.

Të arrestuarit janë të moshës 26-46 vjec, njëri nga shqiptarët u arrestua në aeroportin e Bolonjës  ku ishte nisur të largohej nga vendi fqinj.

Një nga të arrestuari kishte hyrë ilegalisht në territorin Italian sepse ishte i dëbuar dhe nuk lejohej të shkelte më atje.

Nga hetimet dhe ndjekja e të dyshuarve policia italiane bëri të mundur faktimin e shitjes së 1 kg kokainë në datën 8-qershor në Modena. Shitje na fakt qe ishte nje grabitje pasi në vend të parave morën një pistoletë në kokë dhe u detyruar ta dorëzonin mallin falas te banda Senegaleze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco