36 vjeçari hidhet nga pallati në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë

36 vjeçari hidhet nga pallati në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë

21:33, 14/07/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Tiranë.

Një person mësohet se është hedhur nga pallati dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

‘Më datë 14.07.2020, rreth orës 20:50, në Astir, në rrugën “Loni Ligori”, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt shtetasi E.L., 36 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco