EMRAT/ Posedonin ‘1 mln paund’ drogë pranë stacionit të policisë, dënohen 2 shqiptarët e arrestuar

EMRAT/ Posedonin ‘1 mln paund’ drogë pranë stacionit të policisë, dënohen 2 shqiptarët e arrestuar

20:52, 14/07/2020
A+ Aa A-

Para gjykatës, dy burra shqiptarë kanë pranuar se kanë kultivuar kanabis, pasi një fabrikë “një milion paund” u gjet në pjesën qendrore të Whitehaven – afër stacionit të policisë së qytetit.

Dy shtetasit shqiptarë Xhon Leka, 28 vjeç dhe 39-vjeçari Gjergji Braculla u akuzuan pasi oficerët zbuluan një fermë të madhe kanabisi gjatë orëve të para të 24 majit.

Kur Leka dhe Braculla bënë paraqitjen e parë pranë gjykatës të nesërmen, prokurori Tom Snape tha në një fjalim drejtuar magjistratëve:

“Policia thotë se kishte 1.300 bimë kanabis në atë adresë dhe sugjerojnë se fabrika e bandës së krimit të organizuar kishte një vlerë prej një milion paund”.

Leka dhe Braculla u ndihmuan nga një përkthyes ndërsa ata u paraqitën në Gjykatën e Carlisle përmes Skype.

Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit, ndërsa Leka gjithashtu pranoi se posedonte drogë të klasit B me qëllim furnizimin.

Seanca dëgjimore u shty, ndërsa prokurori Charles Brown i tha gjykatës: “Ne presim disa prova të mëtejshme në lidhje me vlerësimin e drogës para se të vazhdojmë dënimet”.

Seanca e radhës për të dy shqiptarët do zhvillohet më 21 gusht, ndërsa janë mbajtur në paraburgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco