Konfirmohen 2 policë të infektuar me Covid-19 në Tiranë/ Karantinohen 17 efektivë në të gjithë vendin

Konfirmohen 2 policë të infektuar me Covid-19 në Tiranë/ Karantinohen 17 efektivë në të gjithë vendin

17:16, 14/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, dy punonjës të policisë në qarkun e Tiranës, janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Deri tani 7 efektivë të tjerë, vetëm në kryeqytet, janë vetëkarantinuar, nga 17 në total në të gjithë vendin.

Sipas informacioneve, të prekurit me Covid -19 janë efektivë të Rendit.

Virusin ata dyshohet ta kenë marrë gjatë punës së tyre në terren. Një prej të prekurve ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv. Autoritetet shëndetësore u kanë bërë tamponët edhe kolegëve e disa prej familjarëve të tyre, me të cilët efektivët e prekur nga virusi kanë pasur kontakte ditët e fundit.

Përveç 7 efektivëve të vetëkarantinuar në Tiranë, 6 të tjerë janë izoluar në banesat e tyre në Elbasan, 3 në Korçë dhe 1 në Berat. Punonjësit e vetëkarantinuar kanë pasur kontakte me kolegë e familjarë të infektuar me herët.

Për të parandaluar përhapjen në masë të Covid-19, në hyrje të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës funksionon tuneli dezinfektues. Qytetarët që futen në këtë godinë për të marrë shërbim nuk lejohen pa maskë.

Një tjetër masë e marrë këtë të martë për shkak të situatës së krijuar në vend është ankimimi që do të bëjnë qytetarët e kapur në shkelje të Kodit Rrugor. Ata do ta parqesin on line në e-albania për të evituar radhët e gjata në zyrat e Komisionit të Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative/ Abcews/  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco