Shqiptarët hiqeshin si punëtorë, zbulohen nga policia pasi senegalezët u grabitën kokainën

Shqiptarët hiqeshin si punëtorë, zbulohen nga policia pasi senegalezët u grabitën kokainën

17:07, 14/07/2020
A+ Aa A-

Policia e Italisë ka arritur që të shkatërrojë një organizatë kriminale në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Organizata e mirwfilltë, që kishte lidhje edhe me grupe të tjera që merreshin me trafik droge, kishte në përbërje 5 shqiptarë dhe 1 italian, raportojnë mediat e vendit fqinj, ndwrsa hiqeshin sikur janw punwtorw.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët dhe një italian, që të gjithë të moshës nga 29 deri 46 vjecc. Hetimet janë nisur nga Prokuroria e Firences, ndërsa u zbulua se një shqiptar kishte për detyrë që të siguronte automjete për grupin, për të bërë shpërndarjen e lëndës narkotike, kokainë, hashash dhe marijuanë.

Është vërtetuar se më datë 8 qershor, banda donte t’i shiste 1 kilogramë kokainë një grupi senegalez. Marrëveshja shkoi keq, pasi senegalezët me anë të kërcënimit me armë, morën drogën pa dhënë asnjë para mbrapsht.

Është zbuluar se kjo bandë trafikonte sasi të konsiderueshme droge në territorin e veriut të Italisë.

Një shqiptar u arrestua në vendngjarje, pasi u kap në flagrancë me posedim droge.

Një tjetër shqiptar, i shpallur në kërkim si pjesë e bandës kriminale, u kap në tentativë për të ikur nga Italia e për të ardhur në Shqipëri.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco