EMRAT/ Kush është Drejtori i Ujësjellësit që u qëllua me të birin dhe autori i ngjarjes

EMRAT/ Kush është Drejtori i Ujësjellësit që u qëllua me të birin dhe autori i ngjarjes

16:58, 14/07/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mesditë në Shkodër, ku mbeti i plagosur Drejtori i Ujësjellësit dhe djali i tij.

Sipas të dhënave më të fundit i mbetur i plagosur në këtë ngjarje është Mark Molla me detyrë drejtor i Ujësjellësit në Shkodër dhe djali i tij Kristian Molla.

Autori i ngjarjes është shtetasi Mëhill Pëllumbaj.

Po sipas burimeve mediatike, motiv i sherrit ka qenë një parking, por pa specifikuar se çfarë ka ndodhur realisht.

Policia bën të ditur se, në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ka kryer plagosjen e dyfishtë.

Burime për Syri Tv, bëjnë me dije se Mark Molla ka marrë një plumb në dorë, gjithashtu një plumb ka marrë edhe i biri dhe ndodhen në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco