EMRI/ Pritë tek shtëpia, plagoset me armë drejtori i Ujësjellësit Shkodër me djalin

EMRI/ Pritë tek shtëpia, plagoset me armë drejtori i Ujësjellësit Shkodër me djalin

16:32, 14/07/2020
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin nga ngjarja në Shkodër.

Burimet policore kanë bërë të ditur se rreth orës 16:00 në vendin e quajtur si Stacioni i Trenit është qëlluar me armë ndaj drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës.

Mark Molla dhe djali i tij është plagosur me armë dhe është dërguar për në spital.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Plagosi me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij, kapet dhe prangoset në kohë rekord autori, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë.

Rreth orës 16:00, në lagjen ‘Mark Lula’, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë.

Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco