Droguan dhe përdhunuan adoleshenten, vetëdorëzohet njëri nga autorët

Droguan dhe përdhunuan adoleshenten, vetëdorëzohet njëri nga autorët

14:11, 14/07/2020
A+ Aa A-

Njëri nga 7 personat e akuzuar për abuzimin seksual të një 17-vjeçare nga Fushë-Kruja është dorëzuar.

Mësohet se ai është Ameld Merlika ndërsa është vetëdorëzuar në policinë e Sarandës.

Katër të rinj të tjerë janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Krujës dhe aktualisht ka nisur procesi gjyqësor ndaj tyre se kanë nxitur një 17-vjeçare që të përdorë drogë dhe se me këtë formë më pas ata e kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni.

Një numër i madh meshkujsh të tjerë janë në kërkim pas përmendjes së emrave të tyre, të cilët kanë kryer orgji, e kanë abuzuar dhe më pas i ofronin kokainë.

Gjithçka ka nisur nga kallëzimi i një gruaje që i është drejtuar stacionit të policisë Fushë-Krujë për të denoncuar largimin e të bijës nga shtëpia, më datë 19 nëntor 2019.

Por siç rezulton më tej pranë kësaj policie, dy ditë më vonë 17-vjeçarja është vetëparaqitur në polici.

Bëhet me dije se gjithsesi oficerët kanë këqyrur në prani të të ëmës së adoleshentes M. F., bisedat dhe njohjet e saj në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco