Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kosova tejkalon Shqipërinë, lejon `privatin` që të kryejë testime për COVID-19

Kosova tejkalon Shqipërinë, lejon `privatin` që të kryejë testime për COVID-19

13:26, 14/07/2020
A+ Aa A-

Kosova e cila është përfshirë në një situatë serioze nga pandemia e COVID-19, ka bërë një hap përpara për sa i përket rritjes së numrit të testimeve.

Kështu ditën e sotme, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për të licencuar laboratorët privatë për testimet me COVID-19. Zemaj gjatë seancës plenare që po mbahet për situatën me pandeminë COVID-19 u shpreh se pas këaj, do të rritet edhe numri i testimeve në nivel vendi.

“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”, deklaroi Zemaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco