Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Masa ekstreme: Austria ndalon uljen e avionëve nga Shqipëria

Masa ekstreme: Austria ndalon uljen e avionëve nga Shqipëria

12:30, 14/07/2020
A+ Aa A-

Austria ndërmerr një tjetër hap ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilësuara si vatër e re e koronavirusit.

Sipas Die Presse, që nga dita e enjte, avionët nga Serbia, Bosnja, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti nuk do lejohen të ulen më në Austri.

Në mënyrë që të kufizojë pandeminë e koronavirusit, Austria po merr masa gjithmonë e më të rrepta, duke ndaluar uljen e avionëve nga të ashtuquajturat ‘zona të rrezikut’.

Deri më tani nuk lejohej ulja e avionëve nga tetë vende, nga e enjtja lista zgjerohet në 18 vende.

Por ndërkohë rajoni i Lombardisë në Itali është hequr nga lista e rrezikut dhe avionët do lejohen të fluturojnë drejt Austrisë.

Lidhjet aktuale me kryeqytetet e këtyre vendeve të Austrian Airlines duhet të anulohen të paktën deri në fund të korrikut.

Nga lista ka disa përjashtime, për transport mallrash, të sëmurësh, austriakësh, staf infermierie ose ndihmës për të korrat në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco