Vranë të riun shqiptar, dënohen me 26. 8 vite burg dy italianët

Vranë të riun shqiptar, dënohen me 26. 8 vite burg dy italianët

11:33, 14/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme gjykata italiane ka dhënë dënimin për dy italianët të cilët vranë  shqiptarin Viktorjan Picaku, më 1 gusht të vitit 2018 në Largo Abbazia.

Mediat e italiane kanë bërë të ditur se Domenico Manzi, 23 vjeç është dënuar me 16 vite burg, ndërsa Domenico Patruno, 31 vjeç është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg. Po ashtu mësohet se dy të dënuarit do të duhet të kompensojnë palët ose katër të afërmit e viktimës, duke u paguar atyre një tarifë prej 20 mijë eurosh secilit, përveç pagesës së kostove gjyqësore sakaq gjykata ka vendosur që ata të dy mos të punësohen asnjëherë në zyrat publike.

Ishte data 1 gusht dy vjet më parë. Largo Abbazia ishte e populluar nga fëmijë, familje dhe të rinj. Ihste ora 9.30  ku dy burra në bord të një ‘Vespa’ të zezë mbërritën në shesh dhe, brenda pak çastesh qëlluan me katër të shtëna, duke e lënë Victorin të vdekur në vend  nën praninë e shumë njerëzve. Plumbat e goditën në pjesën e kokës, gjoksit, në mushkëri dhe këmbë. Një ditë pas vrasjes, Manzi dhe Patruno përfunduan në komisariat dhe treguan vendndodhjen e armës së përdorur për këtë krim, një revolver 352, i mbajtur në mënyrë të paligjshme. Ngjarja bëri shumë bujë, si në mediat italiane por edhe në ato shqiptare, kjo edhe për shkak të rrethave të hetimeve.

Që në atë kohë familjarët e viktimës kanë kërkuar drejtësi duke marrë edhe avokatë që u bë pal në procesin gjyqësor. Por familjarët shprehen sërish të pakënaqur për këtë dënim. Për Syri Tv avokati i familjes Picaku, Gentian Alimadhi, u shpeh se nuk e kthejnë në jetë Viktorjanin  dënimet as 10 dhe as 20 vjet, por shprehu pajkënaqësi mbi denimin e bashkëpunëtorit në vrasje me vetëm 10.8 vjet burgim për faktin e kontributi i tij në krim është i barazvlefshëm me atë të ekzekutorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco