Infektohen gjatë pushimeve/ Tre raste shqetësuese në vend

Infektohen gjatë pushimeve/ Tre raste shqetësuese në vend

11:19, 14/07/2020
A+ Aa A-

Sezoni i pushimeve ka bërë që njerëzit të drejtohen nëpër plazhe, duke rritur edhe mundësinë e kontakteve më të shpeshta.

Dy ditët e fundit janë regjistruar të paktën tre raste shqetësuese të infeksionit me koronavirus.

Një ditë më parë u raportua se një mjek nga Fieri ishte infektuar me koronavirus. Mësohet se ai kishte qenë me pushime në Vlorë, ku edhe është infektuar.

Ndërkohë një rast i regjistruar së fundmi në Pogradec, i përket një vajze që ka ardhur nga Shkodra në këtë qytet.

Kurse një person nga Orikumi i Vlorës rezulton pozitiv me COVID-19 pasi vizitoi të shtunën qytetin e Sarandës.

Ai shkoi në fundjavë për të pushuar me bashkëshorten e tij në Sarandë dhe u vizitua po aty pasi nuk ndihej mirë.

Po ashtu atij iu mor tamponi, i cili u dërgua në Tiranë dhe përfundimisht rezultoi pozitiv me COVID-19. Por në fakt pas tamponimit, personi në fjalë u largua për në Orikum ku dhe po trajtohet aktualisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco