Koronavirusi pushton Shqipërinë: Shihni si është përhapur kudo

Koronavirusi pushton Shqipërinë: Shihni si është përhapur kudo

10:49, 14/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirus në 24 orët e fundit, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një 63-vjeçare nga Elbasani, duke e çuar në 97 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 persona të tjerë.

Ministra e Shëndetësisë e përshkruan si shumë serioze situatën në Spitalin Infektiv, atje ku janë të shtruar tashmë 90 pacientë, nga të cilët 5 ndodhen në intubim.

Por ajo që bie në sy është shpërndarja shumë e gjerë e rasteve me koronavirus në vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë-672

Durrës-219

Shkodër-190

Vlorë-97

Lezhë-77

Kukës-51

Korçë-46

Berat-40

Elbasan-39

Fier-36

Gjirokastër-22

Dibër-19

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco