Kontrabandë kafeje dhe cigaresh nga pikat kufitare, 2 arrestime në Tiranë

Kontrabandë kafeje dhe cigaresh nga pikat kufitare, 2 arrestime në Tiranë

10:17, 14/07/2020
A+ Aa A-

Një kontrabandë kafeje dhe cigaresh në pikat kufitare është zbuluar nga Policia e Tiranës, falë një operacioni në të cilin u arrestuan dy persona dhe një i tretë u shpall në kërkim.

Seksioni për Krimin Ekonomik nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë njoftoi se kreu operacionin“Akciza”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i L.T. dhe A.M si dhe u shpall në kërkim shtetasi F.B.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri–tjetrin, kanë kryerveprat penale:

kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës;

tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë;

shkelje e të drejtës së pronësisë industriale.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme cigaresh të markave të ndryshme, një sasi kafeje dhe një sasi vaji plazhi. Këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri nga pika të ndryshme kufitare, duke shmangur tërësisht detyrimin doganor.

Këta shtetas, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, kanë konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco