Policia e Durrësit ka shkatërruar një rrjet trafikantësh qëniesh njerëzore, që mundësonin kalimin e paligjshëm të kufirit, të personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.që synonin vendet e BE-së.
13 persona janë zbuluar prej një hetimi disamujor të Prokurorisë së Durrësit dhe 5 persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit. Tetë të tjerët janë shpallur në kërkim.
Në kuadrin e operacionit "Danubi" u arrestuan:
Të arrestuarit janë Mirdash Xhani, 58 vjeç; Iljaz Berisha, 58 vjeç; Igli Gripshi, 64 vjeç; Elton Baroka, 49 vjeç, banues në Durrës dhe Arben Ndreka, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Për të shpallurit në kërkim që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale, për arsye hetimi nuk jepen të dhëna.
Këta persona ushtronin veprimtari kriminale, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net
pse i ndalojn,te ikin ku te duan ,operacioni .gjith shpiptaret keshtu kan depertu pse me viza kush u jep vize ,edhe ata duan te ikin per me mire nje gje kam ,une po flas per shqipetaret,ketu pune ska bo shkolle nuk gjen pune se futen ne pune miqet e rames me shok keshtu qe te rinjt do ikin ketu administrata jan te punsuar vete te rilindjes tjeret jo ,eshte shum problem ketu te ne duhen100,burra dhe gra te zgjuara te shporrin hajdutet te behet shqiperia qe duam me djem e vajza te zgjuar dhe jo hajdut kjo eshte e rendesishme ,te bejm oer vendin jo oerolitikanet me kelysht qe kan mbrapa ..dhe te behet tirana dhe gjith qytetet si qyteti endrrave.