Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

‘Mund të kemi deri në 600 raste të reja në ditë’, eksperti i shëndetit publik: Pse nuk janë reale numrat e MSH

‘Mund të kemi deri në 600 raste të reja në ditë’, eksperti i shëndetit publik: Pse nuk janë reale numrat e MSH

09:40, 14/07/2020
A+ Aa A-

Erion Dasho, eksperti i shëndetit publik, në një postim në rrjetet sociale shkruan se fatkeqësisht në Shqipëri numri i rasteve me koronavirus sa vjen e rritet, ndërsa shton se në mungesë të testimeve, numri i rasteve të raportuara nuk e pasqyron gjendjen reale të epidemisë dhe i vetmi orientim deri diku i saktë vjen nga numri i personave që humbin jetën.

Sipas tij, me një mesatare prej 3 vdekje në ditë, duke ditur shkallën e vdekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv.

“Ç’duhet bërë në këto rrethana?

Së pari, duhen marrë urgjentisht masa duke aktivizuar trinomin Testo-Gjurmo-Trajto:

– Të testohet më shumë

– Të gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente

– Të forcohen kapacitetet trajtuese në çdo nivel të sistemit shëndetësor”, këshillon Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

COVID-19: KOHA PËR VEPRIM PROFESIONAL DHE TË PËRGJEGJSHËM!

Fatkeqësisht, numri i rasteve me COVID në Shqipëri sa vjen e rritet. Në mungesë të testimeve, numri i rasteve të raportuara nuk e pasqyron gjendjen reale të epidemisë dhe i vetmi orientim deri diku i saktë vjen nga numri i personave që humbin jetën. Nisur nga ky numër, mund të bëhen disa ekstrapolime të përafërta si vijon.

LEXO EDHE Rëndohet situata në Infektiv, dy pacientë humbasin jetën/ Ja sa ndodhen në gjendje të rëndë
Me një mesatare prej 3 vdekje në ditë, duke ditur shkallën e vdekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv. Shifra këto që, në se materializohen, ndodhen në limitet që mund të përballojë sistemi shëndetësor shqiptar.

Ç’duhet bërë në këto rrethana?

Së pari, duhen marrë urgjentisht masa duke aktivizuar trinomin Testo-Gjurmo-Trajto:

– Të testohet më shumë

– Të gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente

– Të forcohen kapacitetet trajtuese në çdo nivel të sistemit shëndetësor

Së dyti, duhen korrigjuar gabimet e bëra deri tani që kanë mundësuar transmetimin e COVID në spitale, administratë, mjedise shërbimi, biznese dhe transport.

Së fundi, duhet rindërtuar marrëdhënia e besimit me publikun e cila u dëmtua rëndë gjatë tre muajve të karantinës. Pa një publik bashkëpunues nuk mund të kapërcehet situata.

SITUATA LIDHUR ME COVID NUK ËSHTË OPTIMISTE, POR ME MASA TË SHPEJTA DHE TË FOKUSUARA MUND TË KORRIGJOHET.

VEÇSE ÇDO DITË QË KALON E BËN MË TË VËSHTIRË ZGJIDHJEN DHE VENDOS NË RREZIK SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE.

KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 14/07/2020 09:51

O zoti Dasho ty je njesh po kujt po i thua Edvinit mashtusit hajdutit i pa burreri ,qe namori me qaf .

Shto koment

Denonco