Kultivonin kanabis, 4 të arrestuar në Mallakastër

Kultivonin kanabis, 4 të arrestuar në Mallakastër

08:45, 14/07/2020
A+ Aa A-

Polcia ka vënë në pranga gjatë orëve të fundit 4 persona në zonën e Mallakastrës.

Sipas uniformave blu shkak i arrestimit të tyre ka qenë kultikmi i kanabisit.

“Evidentohen dhe goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike”.

|Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, sekuestrohen disa bimë kanabis”.

Ja njoftimi i plotë i poliscisë:

Fier - Mallakastër

Evidentohen dhe goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, sekuestrohen disa bimë canabis.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit masiv të territorit, shërbimet e Policisë kanë goditur dy raste të tentativës  për kultivim të kanabisit, konkretisht në fshatin Rromës, Mallakastër dhe në fshatin Vloshë, Roskovec.

Në Mallakastër, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Rromës, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike. Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasve: S. L., 29 vjeç, B. L., 30 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Rromës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Vloshë, Roskovec, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike canabis sativa në tokën e shtetasit B. H., 60 vjeç. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco