Shkon në kater numri i të infektuarve në Drejtorinë e Policisë Elbasan

Shkon në kater numri i të infektuarve në Drejtorinë e Policisë Elbasan

08:07, 14/07/2020
A+ Aa A-

Një tjetër rast pozitiv me koronavirus u regjistrua në rradhët e zyrtarëve në drejtorinë e policisë në Elbasan.

Ai është shefi i policimit në komunitet, rreth 40 vjeç duke e çuar numrin total të të infektuarve në këtë drejtori në 4.

Si pasojë e katër të infektuarve është karantinuar për 14 ditë edhe drejtori i Policisë së Qarkut.

Rasti i katërt është renditur në rrethin e Beratit aty ku dhe ka banimin 40-vjeçari.

Ai në testin e parë rezultaoi negativ. Ditën e djeshme Shqipëria shënoi shifra rekord që prej fillimit të pandemisë ku u regjistruan 117 raste të reja dhe 2 viktima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco