Gara për Shkollën Bazë të Policisë/ Ja kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për 300 vende

Gara për Shkollën Bazë të Policisë/ Ja kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për 300 vende

20:04, 13/07/2020
A+ Aa A-

Të gjithë ata që janë të interesuar për shkollën bazë të policisë, mund të aplikojnë deri më datë 10 gusht.

Policia e Shtetit bën me dije se janë 300 vende në Shkollën Bazë, ndërsa aplikimet do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë.

Nëpërmjet një njoftimi bëhen me dije edhe kriteret e aplikimit dhe dokumentacioni përkatës.

Njoftimi:

Happen aplikimet për 300 vende në shkollën bazë të policies, për ‘Patrullë të Përgjithshme’

Procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 10 gusht dhe formularin e aplikimit e shkarkoni ONLINE:

https://www.asp.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/Formulari-i-aplikimit-per-konkurrim-ne-Kolegjin-e-Policise-2020.pdf

Nga data 13 korrik 2020 procesi i aplikimeve është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 300 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

KRITERET E APLIKANTIT

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”:

– Të jetë shtetas shqiptar;

-Të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe të jetë nën 30 vjeç;

-Të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën dhe të mos ketë shenja të dukshme (tatuazh) që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë;

– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;

– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

Dokumentacioni për aplikim

Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici:

– Formulari i aplikimit;

– Fotokopje e kartës së identitetit;

– Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

–Vërtetim nga Gjykata;

– Vërtetim nga Prokuroria;

– Fotokopje të librezës së punës për ata që janë në marrëdhënie pune ose i kanë shkëputur marrëdhëniet e punës;

–  vërtetim që ndjek arsimin e lartë (për ata që vazhdojnë arsimit e lartë);

– Mandat pagesa e tarifës së aplikimit;

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco