Zani Çaushi kërkon të dalë nga burgu: Kam fëmijë të mitur

Zani Çaushi kërkon të dalë nga burgu: Kam fëmijë të mitur

14:39, 13/07/2020
A+ Aa A-

Myrteza Çaushi, i njohur nga të gjithë si Zani Çaushi, kërkon të dalë nga burgu, ku është i dënuar për jetë.

Çaushi kërkon që të jetë i lirë, me arsyetimin se sapo të dalë do të punësohet.

Mësohet se në 17 korrik, Çaushi do të paraqesë para gjykatës në Korçë, provat dhe arsyetimet se pse ai kërkon lirinë.

Në qershor janë bërë disa seanca gjyqësore parapërgatitore.

Zani Çaushi ka deklaruar se tashmë është rehabilituar, dhe nëse del nga burgu do të punojë pasi ka dhe fëmijë të mitur për të rritur.

Kërkesa i është dërguar Gjykatës së Korçës me pretekstin se tashmë Zani Çaushi ka plotësuar vitet e caktuara në burg dhe mund të përfitojë lirinë me kusht.

Zani Çaushi ishte një nga emrat më të famshëm të bandave të Vlorës në vitin 1997, përgjegjës për shumë vrasje të kryera nga banda e tij si dhe grabitjesh e vjedhjesh.

Më pas ai u arrestua dhe prej dënimit të atëhershëm ka qenë në burgje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 16 korrik 202016/07/2020 11:24

Zani Çaushi i ka bërë "hesapet pa anxhinj" thotë populli. Sa të dalë ka për të larë "gjynahet". Vrasjet vjedhjet, rrëmbimet, gjobat që ka kryer në vitin 97 nuk janë harruar, të thonë në Vlorë..

B. SH.13/07/2020 17:34

Normale...zgjedhjet po afrojne dhe Rames keta kriminela i duhen per te marr pushtetin me ane te terrorit

..13/07/2020 17:32

Nxirreni se gati jane plumbin

Pp13/07/2020 16:04

Po jepni sa vjet burg eshte denuar dhe gjithe bazen ligjore o ju.. ...

Agron 13/07/2020 15:24

Jame nje që e kanë provuar genocidin e tijë

Agron 13/07/2020 15:23

Jame nje që e kanë provuar genocidin e tijë

Agron 13/07/2020 15:22

Ai që jep pafasi per kete njeri duhet të japë llogari para atyre që ky njeri ka berre deme të medha

Pa emer13/07/2020 15:20

Po pse ne Korce? Po ku? Ne Vlore Po pse ne vlore? Po ku? Ne Kruje Po pse ne Kruje...

Arifi13/07/2020 15:18

Ja dhe nje deputet i devotshem per 2021.

AGRONi13/07/2020 15:15

Po ata që vrau zoti ia nuk kishin fëmijë të mitur

Shto koment

Denonco