Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Kapja e 12.8 mln eurove, dy shqiptarë para gjyqit në Amsterdam

Kapja e 12.8 mln eurove, dy shqiptarë para gjyqit në Amsterdam

14:11, 13/07/2020
A+ Aa A-

Sot në Amsterdam nis procesi kundër shtatë personave të akuzuar për trafik droge, midis tyre edhe dy shqiptarë.

Në vjeshtën e kaluar, gjatë kontrolleve në kryeqytetin holandez, detektivët gjetën 12.8 milionë euro, një nga sasitë më të mëdha të parave të kapura ndonjëherë.

Shtatë persona u arrestuan, përveç dy shqiptarëve edhe dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një tjetër nga Maroku.

Të dyshuarit u arrestuan në katër rajone të ndryshme të Amsterdamit, me sasi të mëdha parash të gjetura në kontrollet e ushtruara në pesë shtëpi.

Policia u në gjurmët e grupit pas sinjalizimeve të marra për trafikun e drogës nga Kolumbia. Thuhet se banda drejtohej nga njëra prej kolumbianeve, 52 vjeç, banuese prej pak kohësh në Holandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco