E gjetën pa ndjenja në pishinë, vdes vogëlushi shqiptar në Itali

E gjetën pa ndjenja në pishinë, vdes vogëlushi shqiptar në Itali

13:19, 13/07/2020
A+ Aa A-

 

Ka humbur jetën në një spital në Bolzano, Itali, vogëlushi shqiptar i cili kishte rënë në pishinë  para 4 ditësh.

Vogëlushi M. Uruçi kishte 4 ditë në koma dhe për fatin e keq nuk mundi dot të mbijetonte. Varrimi i tij do të kryhet pa pjesëmarrjen e personave te tjerë veç familjes, për shkak të protokollit të masave anti-covid.

Komuniteti shqiptar në Bolzano është bashkuar për ti ardhur në ndihmë familjes që ta kalojë këtë moment tepër të vështirë.

Ceremonia mortore do të kryhet ditën e premte në orën 17:00 dhe prindërit kanë kërkuar që trupi i tij të varroset në Bolzano.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco