Dyshohet se nxori në pritë Billën, mbetet në burg Adiola Lakra

Dyshohet se nxori në pritë Billën, mbetet në burg Adiola Lakra

12:22, 13/07/2020
A+ Aa A-

Apeli i Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Adiola Lakrën.

Kjo e fundit dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën, i cili u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në fillim të muajit qershor, në një atentat te mirëorganizuar.

Në dëshminë e dhënë më herët, Lakra është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Billën.

Po ashtu, Lakra tregoi se Sebastian Mali, me Instagramin e saj i ka bërë ftesë Hekuran Billës.

Gjithashtu 26-vjeçarja i tregoi grupit të hetimit të gjitha vendet ku ka shkuar me Sebastian Malin gjatë kohës kur ishin të lidhur bashkë, duke ndihmuar grupin e hetimit për të gjetur prova të reja që vërtetojnë përfshirjen e Malit dhe Viktor Markut.

Kujtojmë këtu se Lakra dyshohet si një nga personat që ka informuar autorët për lëvizjet e Hekuran Billës pasi do ta takonte mbrëmjen e 11 qershorit. 

Adiola Lakra, 26- vjeçarja nga Berati dyshohet se kishte kontakte dhe ishte në një marrëdhënie me Hekuran Billën i cili kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ndërkohë që në Angli kishte vuajtur dënimin me burg për vrasjen e një bashkëkombasi, Prel Markut, vëllai i të cilit mori hak 14 vite më vonë në Tiranë për të ekzekutuar Hekuran Billën.

Viktor Marku u arrestua pak ditë më vonë në Mal të Zi teksa më parë u arrestua Sebastiano Mali, nipi i tij i cili u bë bashkëpunëtor në vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco