Rekordi i zi/ Transmetim komunitar në disa bashki, ja harta

Rekordi i zi/ Transmetim komunitar në disa bashki, ja harta

10:49, 13/07/2020
A+ Aa A-

Numri i të infektuarve me Covid-19 vijon të rritet në vendin tonë. Sot është regjistruar një rekord i ri, pasi ka shkuar në 117 numri i personave që kanë rezultuar pozitiv.

ISHP foli për transmetim komunitar në disa bashki.

"Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën. Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit," deklaroi MSH.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak13/07/2020 12:19

Në 585 të testuar, kanë dalë 117 të infektuar. Me këto shifra i bie që një në pesë shqiptarë, të jetë i infektuar nga koronavirusi. Mirë që qënkan shtuar testimet dhe ka mundësi që duke bërë testime disa ekipe të shpërndarë në gjithë Shqipërinë, mund të kryhen edhe trefishi i tyre, por nuk na është thënë se sa e ka kapacitetin labortatori i vetëm në Shqipëri për të bërë verifikimin e këtyre testeve në një ditë Në shumë vende të zhvilluara të botës si në SHBA ku janë bërë deri 240 mijë teste në një milion banorë, e që me verifikimin e testeve meren në çdo qytet disa laboratore, njerëzit ankohen se përgjigja për rezultatin e testimit ju vjen deri pas një jave. E dëgjova para disa ditësh drejtorin e emrgjencës kombëtare, z.Brataj të bënte një deklaratë interesante. Meqë shkodranët nuk i respektojnë rregullat e mbrojtjes kundër Covidit , sipas tij, Shkodra mbrenda disa ditësh do të dalë me rezultate edhe më të këqija se Tirana ??????????? Është ky një parashikim "realist shkencor", apo një objektiv politik meqë Shkodra është i vetmi qytet i madh shqiptar, ku bashkinë e drejton një demokrate ? E them këtë edhe nisur nga fakti se qarku i Vlorës nga ku vjen zotëria drejtor e ku është deputet shefi i madh, gjatë pandemisë, ndonëse të gjitha mediat kishin dhënë pamje të filmuara ku qytetarët e këtij qarku nuk i respektonin fare rregullat, mbahej si "zonë e gjelbër" pa asnjë rast infektimi për dy muaj rrjesht.

Shto koment

Denonco