Situatë alarmante te Infektivi: Ja sa shkon numri i pacientëve të shtruar

Situatë alarmante te Infektivi: Ja sa shkon numri i pacientëve të shtruar

10:44, 13/07/2020
A+ Aa A-

Një tjetër rekord negativ është shënuar në Shqipëria nga koronavirusi sa i përket rasteve të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 117 persona.

Ndërkohë, edhe dy persona të tjerë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shendetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve të shtruar.

"Situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë," deklaroi MSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco