Vazhdon tragjedia: Humbin jetën 2 pacientë, shkon në 95 numri

Vazhdon tragjedia: Humbin jetën 2 pacientë, shkon në 95 numri

10:36, 13/07/2020
A+ Aa A-

Numri i të infektuarve me Covid 19 vijon të rritet në vendin tonë.

Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona.

'Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve," deklaroi MSH.

Numri i viktimave shkon në 95: (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco