E droguan dhe shfrytëzuan seksualisht, zbulohet kush i vuri tritol banesës së 17-vjeçares

E droguan dhe shfrytëzuan seksualisht, zbulohet kush i vuri tritol banesës së 17-vjeçares

10:27, 13/07/2020
A+ Aa A-

Një sasi tritoli është vënë gjatë natës së kaluar në oborrin e një banese, në Fushë Krujë.

Lënda plasëse është hedhur në banesën e 17-vjeçares, e cila ishte shfrytëzuar seksualisht nga 4 persona, që ushtronin edhe veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Katër të rinjtë u arrestuan një ditë më parë, pas një hetimi disamujor, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë.

Policia ka identifikuar autorin që ka vendosur pakon me lëndë plasëse artizanale në banesën e adoleshentes, që është shtetasi A. B. i shpallur në kërkim edhe për ngjarjen e një dite më parë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Burimet e SYRI TV thonë se autori është 23 vjeç dhe banon në Krujë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekspertët e anti-eksplozivit të RENEA-s, të cilët kanë hequr lëndën e rrezikshme.

Një ditë më parë, policia njoftoi se të arrestuarit “kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco