COVID-19/ Mekaniku i minierës së kromit në Bulqizë i infektuar, ja ku e mori virusin

COVID-19/ Mekaniku i minierës së kromit në Bulqizë i infektuar, ja ku e mori virusin

13:01, 12/07/2020
A+ Aa A-

Një tjetër rast me Covid-19 është regjistruar në Bulqizë.

Burime pranë Njësisë Vendore të Shëndetit Publik Bulqizë bëjnë me dije se personi i infektuar është një mekanik në minierën e kromit. Sipas DShP-së Bulqizë dyshohet se i prekuri ka patur kontakte me vëllanë e mjekut epidemiolog te infektuar, Afrim Sula, të cilët rezultuan pozitivë.

Bëhet me dije se ky është rasti i dytë në minierën e Bulqizës. Ndërkohë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë edhe 19 tamponë të tjerë për hetim të rasteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco