Armë dhe 53 kg drogë në Vlorë/ Hetim kryeplakut dhe elektricistit

Armë dhe 53 kg drogë në Vlorë/ Hetim kryeplakut dhe elektricistit

12:47, 12/07/2020
A+ Aa A-

Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë natës në zonën e Tragjasit në Vlorë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar 2 persona dhe 1 tjetër është në kërkim.

Gjatë këtij aksioni policor janë sekuestrua edhe disa armë dhe lëndë narkotike.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin ‘Tragjasi’, si rezultat i të cilit janë arrestuar dhe proceduar penalisht autorët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, konkretisht:

Janë arrestuar shtetasit P. S., 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Janë proceduar penalisht shtetasit M. R., 43 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë kryeplak i fshatit Tragjas dhe shtetasi A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës në fshatin Tragjas.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa në territorin e banesës së shtetasit G. B., në fshatin Tragjas.

Po ashtu, në banesën e shtetasit G. B është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 53 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabist.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit T. T. u gjetën disa fidanë narkotikë të kultivuar në një ambient të banesës, 1 armë zjarri automatike, 3 armë gjahu teke, 2 thika dhe 1 shpatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco