‘Nikla’/ Drogonin e abuzonin seksualisht me 17 vjeçaren arrestohen 4 persona, detajet e policisë

‘Nikla’/ Drogonin e abuzonin seksualisht me 17 vjeçaren arrestohen 4 persona, detajet e policisë

10:44, 12/07/2020
A+ Aa A-

Drogonin dhe abuzoni seksualisht një 17- vjeçare, 4 persona në pranga dhe dy në kërkim në qytetin e Krujës.

Policia e Krujës pas një hetimi 8-mujor arriti të finalizonte me sukses operacionin e Koduar ‘Nikla’ duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprat penale të shfrytëzim prostitucioni, trafikim dhe kultivim bimësh narkotike.

Të arrestuarit janë: E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", në Itali;

L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

Ja njoftimi i plotë:

Krujë

Finalizohet pas një hetimi 8-mujor, operacioni policor i koduar "Nikla".

Operacioni nga Policia e Krujës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, pas 8 muaj hetimesh për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, në fushën e narkotikëve dhe shfrytëzimit për prostitucion, finalizuan operacionin policor të koduar "Nikla", në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", në Itali;

L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco