EMRI/ Me pistoletë në brez, vihet në pranga 21-vjeçari

EMRI/ Me pistoletë në brez, vihet në pranga 21-vjeçari

09:36, 12/07/2020
A+ Aa A-

Policia e Shijakut ka vënë në pranga shtetasin Geri Metaj, pasi lëvizte me armë zjarri. 21-vjeçari iu sekuestrua një pistoletë TT model 54 dhe 14 fishekë.

Mbi 21 vjeçarin rëndon akzua e “armëmbajtjes pa leje”. Metaj u arrestua në fshatin Sallome të Shijaku, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Shijak/Durrës 

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Operacionales në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip "Mercedez Benz", i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë "TT", me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco