Në makinë më targa polake, arrestohen 2 shqiptarë, u kapet kokainë me vlerë 1 milionë euro

Në makinë më targa polake, arrestohen 2 shqiptarë, u kapet kokainë me vlerë 1 milionë euro

08:33, 12/07/2020
A+ Aa A-

Autoritetet policore italiane të qytetit të Ankonës, kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë me inicialet I.T 43 vjec, e J.M  37 vjeç, me akuzën e trafikimit të drogës së tipit kokainë.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro cash.

Operacioni për kapjen e tyre nisi pas dyshimeve të një automjeti tip Seat Altea XL,me targa polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

Kokaina u gjet në automjetin tip Seat Altea xlm, drejtuar nga shqiptari I.T

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 kg secila. 

Droga në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro cash e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese.

Dy shqiptarët janë vënë në pranga në burgun e Montacuto e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco