Tre të rinj shqiptarë bëjnë për spital studentin aziatik

Tre të rinj shqiptarë bëjnë për spital studentin aziatik

22:46, 11/07/2020
A+ Aa A-

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi sulmuan një të ri nga Koreja e Jugut. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, më 8 Shkurt në Montpellier.

Siç shkruajnë mediat, studenti korean ishte duke udhëtuar me një mik, kur u bë subjekt i fyerjeve për shkak të racës. Madje njëri prej të rinjve shqiptarë dyshohet se e ka ngacmuar tek sytë.

Kjo ka sjellë reagimin e studentit korean dhe për pasojë ka nisur një sherr. Sipas mediave, sulmuesit e kanë rrethuar të riun aziatik dhe e kanë goditur me grushta e shkelma. Raportohet se i riu është goditur dy herë me thikë.

Sipas autoriteteve, studenti është në gjendje të mirë shëndetësore. Do të duhet të paktën pesë ditë që ai të marrë veten. Ndërkohë 3 shqiptarë janë në qelitë e paraburgimit. Policia franceze thotë se po heton ngjarjen./tvklan.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aurori12/07/2020 04:54

Me siguri tre rrugaçet burracake kane qene te arratisur nga jugu i Shqiperise pasi kane vjedhur neper shtepite e hallexhinjeve, ne nje kohe kur qveria e hajduteve social komuniste po ngordh.

Shto koment

Denonco