Sekuestrohen 5 milionë euro drogë

Sekuestrohen 5 milionë euro drogë

21:21, 11/07/2020
A+ Aa A-

Një sasi e konsiderueshme kokainë e pastër është sekuestruar në Itali.

Aksioni është zhvilluar nga Guardia di Financa e Napolit, në bashkëpunim dhe me policinë e këtij rajoni.

Sipas medias vendase, droga po vinte nga Holanda dhe do të shitej në Itali.

Sipas policisë, kokaina prej 17 kilogramësh, mall i pastër i përket një organizate shqiptare të trafikut të drogës.

Kokaina ishte ndarë në 15 pako, që ishin mbështjellë me natriban të zi dhe të vendosa në një ccantë, e cila ishte lënë në rimorkion e kamionit të ndaluar nga policia.

Bashkë me drogë është gjetur dhe një sasi prej 20 kilogramësh duhan me origjinë nga Luksemburgu.

Më herët gjatë karantinës, policia kësaj organizate i kishte sekuestruar edhe 400 mijë euro drogë që ishin të ardhura nga shitja e një sasie tjetër droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco