Bilanc alarmues në Kosovë: 22 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc alarmues në Kosovë: 22 pacientë në gjendje të rëndë

16:55, 11/07/2020
A+ Aa A-

301 pacientë me COVID-19 janë të shtruar në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet publike që janë nën menaxhimit e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur të shtunën pasdite.

Në QKUK janë të shtruar 186 pacientë, ndërsa në spitalet e përgjithshme 115 të tjerë.

22 prej pacientëve me COVID-19 janë në gjendje të rënduar, në përkujdesje intensive. Sipas njoftimit, në oksigjeno-terapi janë 184 pacientë.

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi. Madje në tri ditët e fundit numri i të infektuarve ishte mbi 200 në ditë.

Kjo ka bërë që të diskutohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco