VIDEO/ Tentoi të korruptonte policin rrugor, momenti kur arrestohet drejtuesi i mjetit

VIDEO/ Tentoi të korruptonte policin rrugor, momenti kur arrestohet drejtuesi i mjetit

16:06, 11/07/2020
A+ Aa A-

Një 28-vjeçar me iniciale V.M. është arrestuar nga policia pasi po drejtonte automjetin në rrugën Teodor Keko pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin kur polici i ka komunikuar shkakun e ndalimit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar një kartmonedhë për të shmangur gjobën.

Në këtë moment efektivi i policisë e ka vënë në pranga për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”.

“Drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, vihet në pranga nga keta te fundit.

Efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kanë ndaluar në rrugën “Teodor Keko”, drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë nje kartemonedhe me prerje nje mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe materialet proceduriale u referuan pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco