Situatë e rëndë te Infektivi: 8 pacientë në terapi intensive, 4 të intubuar

Situatë e rëndë te Infektivi: 8 pacientë në terapi intensive, 4 të intubuar

10:56, 11/07/2020
A+ Aa A-

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Raportohet se kanë ndërruar jetë një 64-vjeçar nga Durrësi, një 65-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Elbasani dhe një 71-vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 420 teste të kryera.

Ky është bilanci më i rëndë që prej fillimit të pandëmise në Shqipëri si sa i përket të vdekurve ashtu edhe të prekurve brenda një ditë.

"Situata në Spitalin Infektiv vijon t% paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive, por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë," deklaroi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco