Pasi kapi korrierin shqiptar, policia zbulon kamionin me 5 mln euro kokainë

Pasi kapi korrierin shqiptar, policia zbulon kamionin me 5 mln euro kokainë

09:44, 11/07/2020
A+ Aa A-

Policia e Napolit ka zbuluar një sasi kokaine, që vlen 5 milionë euro, në një kamion që kishte ardhur nga Holanda.

Në total ishin 17 kg kokainë e pastër. 'Guardia di Finanza' e Napolit e gjeti drogën pas përgjimeve dhe kontrollit të një kamioni të ardhur nga Holanda, me ndihmën e qenit antidrogë.

17 kg kokainë ishin ndarë në 15 paketa të mbyllura me plastikë të zezë dhe fshehur brenda një ndarjeje anësore të rimorkios.

Përveç substancës narkotike, u kapën rreth 20 kg duhan i copëtuar për cigare nga Luksemburgu.

Shoferi u arrestua dhe u shoqërua për në burgun 'Poggioreale'. Nëse do të hidhej në treg, kokaina do të jepte rreth 5 milion €.

Por, ky operacion i fundit ka lidhje me një operacion të mëparshëm, ku u arrestua një shqiptar si korrier droge.

'Guardia di Finanza' i Napolit, në periudhën e urgjencës epidemiologjike, sekuestroi mbi 400 mijë euro para të gatshme, të fshehura në një fund të dyfishtë në sediljet e pasme të një automjeti të drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Këto para përbënin të ardhurat e shitjes së një ose më shumë dërgesave të drogës nga një organizatë e trafikantëve të drogës, të cilat korrieri shqiptar po i transportonte në një vend të sigurt, për t'u futur sërish në riciklim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco