Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tre durrsakë në fshatrat e Librazhdit për një thes kanabis, derisa i rrethon Policia

Tre durrsakë në fshatrat e Librazhdit për një thes kanabis, derisa i rrethon Policia

09:10, 11/07/2020
A+ Aa A-

Tre durrsakë, të tre nga 31 vjeç, kishin organizuar blerjen e 6 kg kanabis në fshatin Stëblevë të Librazhdit.

A.B, Sh.H dhe A.P, të tre banues në Durrës, ishin nisur me një “Nisan” dhe gjithçka u vajti mbarë deri në momentin kur një patrullë policie u doli befas në rrugë dhe i ndaloi.

Tre burrat qëndruan në heshtje ndërkohë që policë nga Elbasani dhe nga Librazhdi i rrethuan dhe u kontrolluan makinën ku kishin thesin e vogël me kanabis, në heshtje madje edhe kur ata iu vunë prangat me akuzën prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Atyre iu sekuestruan edhe makina dhe dy celularët.

Gjithçka kishte nisur kohë më parë, kur Policia e Elbasanit kishte mësuar nga burimet e veta se tre durrsakët kishin për qëllimin trafikimin e drogës dhe organizuan operacionin policor të koduar "Stëbleva".

Por, tre të arrestuarit nuk kanë kanë qënë të vetëm në këtë sipërmarrje kriminale. Policia ka prova për përfshirjen e disa personave të tjerë dhe hetimet janë në vazhdim për arrestimin e tyre.

Për momentin, dosja e treshes durrsake i kaloi Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetim./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco