Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Infeksioni përhapet në spital, dy persona nisen me urgjencë drejt Infektivit

Infeksioni përhapet në spital, dy persona nisen me urgjencë drejt Infektivit

21:37, 10/07/2020
A+ Aa A-

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50-55-vjeçarë.

Dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive me skaner. Po ashtu, raportohet se ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit dhe kthehen kështu në një vatër të re infeksioni.

Si pasojë e gjendjes së rënduar, dy prej të infektuarve në qytet po dërgohen me ambulancë drejt Infektivit në Tiranë.

Drejt Infektivit është dërguar një nga personat që u konfirmua në mbrëmje si dhe një tjetër i konfirmuar më herët gjatë ditës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

qytetar11/07/2020 10:25

Kemi dëgjuar eksperten mjekësore Manastirliu të thotë se në rast të ndonjë shpërthimi të madh të pandemisë, ne i kemi marë masat që të hapim edhe 3-4 spitale të tjera COVID-i, pasi kemi 500 shtretër e mbi i250 respiratorë. Le ta besojmë këtë Por është fakt që Shqipëria ka numurin më të ulët të testimeve në Europë për një milion banorë, e akoma nuk është skjaruar aryeeja. Është nga mungesa e mjeteve të testimit, apo nga mungesa e personelit të specializuar për këtë punë, por edhe thjeshtë nuk na është dhënë asnjë shifër në para, se sa ka investuar kjo qeveri për testimet. Ndërkaq u provua që të kthehej senatoriumi si një COVID 2 e dështoi pasi e gjithë personeli doli i infektuar. Ja ta zemë se ekspertja Manastirliu i ka marë të gjitha masat mbrojtëse për spitalet e tjera që do të hapen, i ka të siguruar shtretërit e pajisjet, por a ka Shqipëria personel të mjaftueshëm të specializuar që të punojnë në përkujdesje të 500 shtretërve me pacientë ? I kemi dëgjuar herojtë e spitalit infektiv që jo me 80 por edhe me 20 pacientë të punojnë me orare të zgjatura e të drobitur, kur nese do të kishte specialiste të tjerë, ata nuk kish sepse të ngarkoheshin kaq shumë për të pinuar jashtë limiteve të kapaciteteve fizike e profesionale. Duhet thënë se në këto spitale, nuk janë vetëm mjekët infektivë që kanë ngarkesën e punës, por janë edhe infermierët e sanitarët dhe reaminatorët e gjithë specialistët e përdorimit e mirmbajtjes së aparateve mjeksore.

Shto koment

Denonco