EMRI/ Kush është i riu që humbi jetën në aksident

EMRI/ Kush është i riu që humbi jetën në aksident

20:22, 10/07/2020
A+ Aa A-

Është zbuluar identiteti i të riut që humbi jetën gjatë pasdites në qytetin e Prrenjasit, ndërsa u përplas nga një makinë.

Viktima e këtij aksidenti është 24-vjeçari Marsel Kukli, i cili u përplas nga një makinë që lëvizte me shpejtësi, ndërsa viktima ishte në trotuar

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është Ardjan Halili.

Ngjarja ka ndodhur para gjimnazit në Prrenjas, ndërsa shoferi është kapur jashtë qytetit duke u larguar.

Prrënjas/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç,  banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç,  banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco